“Trajtoni stereotipat ekzistuese dhe paragjykimet në Kosovë”
OJQ AKTIV fton të gjithë grupet studentore/rinore të të gjitha përkatësive etnike të propozojnë iniciativa të bashkëpunimit rinor që do të mbështeten përmes projektit Transformimi i perceptimeve konfliktuale përmes rritjes së angazhimit qytetar dhe komunitetit në Kosovë dhe do të zbatohen nga grupet studentore/rinore.
Brenda kornizës së projektit, dhe pas prodhimit të Indeksit të Stereotipave Etnike në Kosovë (një rekord i konsoliduar i karakteristikave të dokumentuara stereotipike që ndikojnë në marrëdhëniet etnike në Kosovë) studentëve do t’u ofrohet mundësia për të propozuar dhe zbatuar aktivitete bazuar në problemet e identifikuara nga studimi.
Studentët janë të ftuar të propozojnë iniciativa thelbësore të bashkëpunimit rinor (deri në 3) që do të mbështeten përmes këtij projekti dhe do të zbatohen nga studentë, të rinjtë dhe anëtarë të Koalicionit të Kosovës për Pajtim (KKP)
Do të përzgjidhen iniciativat më të mira të cilat do të mbështeten me një grant deri në 5,000 EUR. Kjo iniciativë do të zbatohet nga KKP në bashkëpunim të ngushtë me grupet studentore/rinore.
Llojet e aktiviteteve që mund të mbështeten nga kjo thirrje janë si në vijim:
- Projektet lokale të ngritjes së kapaciteteve dhe ndërgjegjësimit që mbështesin/inkurajojnë pjesëmarrjen e të rinjve në monitorimin e reformave, në promovimin e sundimit të ligjit dhe vlerave të BE-së;
- Dialogu civil me palët lokale të interesit;
- Organizimi i ngjarjeve publike lokale, debateve, punëtorive, seminareve, vizitave studimore;
- Realizimi i hulumtimeve dhe sondazheve lokale të opinionit publik;
- Ngjarje që promovojnë pjesëmarrjen e të rinjve – ekspozita, materiale filmike/video ose aktivitete të tjera të ngjashme;
- Ngjarjet dhe aktivitetet avokuese;
- Aktivitete të tjera që mbështesin bashkëpunimin dhe pajtimin ndëretnik.
Llojet e aktiviteteve në vijim nuk do të mbështeten:
- Çdo aktivitet që zhvillohet jashtë Kosovës;
- Aktivitete që përfshijnë ose kryesisht përfshijnë sponsorizime individuale për pjesëmarrje në punëtori, seminare, konferenca dhe kongrese;
- Aktivitete që përfshijnë ose kryesisht përfshijnë bursa individuale për studime ose kurse trajnimi;
- Aktivitetet e përqendruara në aktivitetet e ndërtimit, blerjen e pajisjeve dhe blerjen dhe/ose rinovimin e ndërtesave ose zyrave;
- Aktivitete që synojnë mbledhjen e donacioneve bamirëse ose iniciativa të tjera të ngjashme fitimprurëse;
Procedura e aplikimit
Të gjitha propozimet e iniciativës duhet të përfshijnë:
1) Një përshkrim të aplikantit (një ose më shumë), përfshirë informacionin bazë (CV-të e të gjithë aplikantëve), një letër të shkurtër motivuese dhe një kopje të letërnjoftimit të Kosovës;
2) Një përmbledhje të projektit, duke përfshirë:
- Përfituesit e drejtpërdrejtë.
- Aktivitetet e projektit
- Rezultatet e pritshme
3) Një përmbledhje të shkurtër (dy deri në tre fjali) të shpenzimeve të vlerësuara nga aktivitetet.)
Ju lutemi të plotësoni formularin e aplikimit të bashkëlidhur kësaj thirrjeje.
KKP do të mbështesë dhe zbatojë një numër të kufizuar të iniciativave (3) me kohëzgjatje deri në dy (2) muaj dhe me një buxhet maksimal prej 5,000 Euro.
Afati i fundit për dorëzimin e projekt propozimeve është 30.10.2020.
Aplikimet duhet të dorëzohen në:
Për informata shtesë mund të kontaktoni në e-mail aleksandar.rapajic@ngoaktiv.org ose duke telefonuar +381638050423 dhe + 38349232607.
Sinqerisht,
OJQ AKTIV