Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë, në kuadër të projektit “Transformimi i perceptimeve konfliktuale përmes rritjes së përfshirjes së qytetarëve dhe komuniteteve në Kosovë” organizon Shkollën mbi Drejtësinë Tranzicionale. Ftohen të aplikojnë të gjithë të interesuar të moshës 18-25 vjeç, të cilët kanë interesim për të mësuar për Drejtësi Tranzicionale dhe të takojnë të rinjtë të tjerë. Shkolla do të mbahet mes datave 9 -13 nentor 2020.
Për t’u bërë pjesë e kësaj shkolle mund të aplikoni duke e plotësuar këtë formular. https://bit.ly/3jCvI3Q
Në këtë shkollë do të shtjellohen tema lidhur me instrumentet e ballafaqimit me të kaluarën, respektivisht me shtyllat e drejtësisë tranzicionale si: gjykimet për krime lufte, komisionet e së vërtetës, reparacionet dhe reformat institucionale.
Si aktivitete shtesë, pjesëmarrësit. do të njihen më afër me punën e FDH Kosovë, Qendrën e Dokumentimit – Kosovë dhe do të kenë mundësi t’i shkëmbejnë mendimet me ekspertë ndërkombëtarë dhe rajonal të drejtësisë tranzicionale.
Data e fundit për aplikim: 18 Tetor 2020
Të gjitha shpenzimet në lidhje me Shkollën i bartë organizatori.
Përkthimi simulant në gjuhën shqipe dhe serbe do të jetë i siguruar.