DSC_0327

Të rinjtë/rejat e komuniteteve të Kosovës së bashku në trajnimin “Edukimi i bazuar në teatër”

22 – 24 Janar 2021

Çfarë ndodh kur të rinjtë nga komunitete të ndryshme në Kosovë takohen të interesuar për të zotëruar aftësitë e aktrimit, performancën dhe teknikat e teatrit? Ndodh Forum Teatër!

Pjesëmarrësit e trajnimit “Edukimi i Bazuar në Teatër” patën mundësinë të shijojnë përgatitjen dhe shfaqjen e skenave teatrore dhe punën krijuese nga 22 deri më 24 Janar. Ata mësuan për teknikat e teatrit, për Forum Teatër e njëkohësisht përmes lojërave dhe aktrimit trajtuan tema të ndryshme sociale me fokus në bashkëjetesën multietnike.

Trajnimi 3 ditor “Edukimi i Bazuar në Teatër” u mbajt në Prizren, organizuar nga anëtarët e Koalicionit të Kosovës për Pajtim, Artpolis dhe NGO Aktiv.

Të gjitha aktivitetet u kryen në përputhje me rekomandimet për parandalimin e përhapjes së virusit kovid-19.

#artpolis#aktiv#kcr#thbe

Tags: No tags

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *