26.05.2022
Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet në kuadër të Koalicionit të Kosovës për Pajtim, prezantoi shfaqjen e të rinjve/rejave Forum Teatër: “#MeToo”, në Qendrën e Kulturës së Mitrovicës “Rexhep Mitrovica”, me 26 maj 2022.
Nxënës dhe mësimdhënës të shkollave të gjimnazit ishin prezent për të përcjellur shfaqjen dhe për të diskutuar më pastaj rreth temës së trajtuar, ngacmimi seksual.
Nën tingujt e flautës u prezantua një ditë e zakonshme në familjen Azemi, ku mendësia patriarkale kufizon hapësirën dhe mundësinë për tu shprehë dhe për të qenë të lirë në mendime e veprime.
….”Syt e tij qe mi ngulte nga lart e poshtë gjatë gjithë kohës, e nuk i mjaftoi, edhe me m’prekë ia nisi!… Unë kam faj! Kam faj qysh s’mujta me u largu! A e ka bo këtë vetëm pse unë jam veshë ashtu?! Po kurrgjë keq bre s’jam veshë! Ai s’mundet me u arsyetu për këtë, se me u veshë mirë s’është faj, me u veshë mirë se arsyeton asnjë deshirë të burrit për me e prekë një grua apo vajzë!” …
Luajnë: Eriona Hoti, Lendita Humolli, Refik Tupella dhe Sonila Pllashniku
Flautë: Erika Sinani
Mentor: Ismaili Kasumi
Mjeshtër i dritave: Mursel Bekteshi
Shfaqja „#MeToo“ implementohet nga Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet në kuadër të Koalicionit të Kosovës për Pajtim dhe përkrahet nga Bashkimi Evropian në Kosovë, përmes projektit „ Transformimi i perceptimeve konfliktuale përmes rritjes së angazhimit qytetar dhe komunitar në Kosovë“.

















