
Ballafaqimi me të kaluarën
Seti i aktiviteteve nën objektivin specifik “Ballafaqimi me të kaluarën” do të targetojë institucionet relevante të Kosovës dhe organet qeveritare që kërkojnë zhvillimin e strategjive dhe politikave kombëtare me ndjeshmëri ndaj përkatësisë etnike dhe viktimave që merren me drejtësinë tranzicionale dhe procesin e pajtimit në Kosovë. Vetëm kur korniza legjislative kombëtare dhe organet / institucionet qeveritare do të adresojnë me ndjeshmëri dhe në mëynrë të drejtë nevojën e të gjitha komuniteteve të Kosovës viktimat e mizorive të së kaluarës të të gjitha etnive, miratimet qeveritare do të bëhen faktor kontribues për pajtimin në Kosovë. Ndërhyrja e propozuar synon t’i ofrojë qeverisë informacionet dhe njohuritë të cilat janë parakushte për zbatime qeveritare të përgjegjshme dhe etnikisht të ndjeshme në procesin e ballafaqimit me të kaluarën dhe pajtimit.
Ballafaqimi me të ardhmen
Ky set i aktiviteteve trajtojnë shtytësit e konfliktit në rritje, d.m.th. ato mangësi / besime në Kosovë që rriten me kalimin e kohës, duke zvogëluar kapacitetin dhe gatishmërinë e grupeve etnike të Kosovës për t’u përfshirë në dinamikat e pajtimit. Një investim i tillë në të ardhmen e Kosovës do të trajtojë dallimet gjuhësore, themelojë Ditën e Diversitetit Kulturor në Kosovë dhe do të përfshijë liderët e rinj nga etnitë e ndryshme në promovimin e këtyre vlerave.
Kjo do të mundësojë që përfituesit, veçanërisht grupet e të rinjve në Kosovë të fitojnë një pasqyrë më të mirë në vlerat e përbashkëta kulturore, të fitojnë një perspektivë të re të historisë së konfliktit etnik në Kosovë (të privuar nga keqkuptimet nacionaliste dhe populiste) si dhe të vendosin bazat dhe vetëdijen për nevojat për përgjigje institucionale ndaj barrierave gjuhësore në Kosovë.
Të gjithë faktorët e listuar janë thelbësorë për të ardhmen e bashkëjetesës etnike në Kosovë. Diversiteti, si dhe promovimi i diskursit publik afirmues dhe të ndjeshëm në aspektin etnik (përmes përfshirjes së mediave). Kumulativisht këto veprime do të rrisin mirëkuptimin dhe ndjeshmërinë e aktorëve të komunitetit ndaj interesave, pikëpamjeve dhe nevojave të grupe të tjera etnike në Kosovë duke larguar keqkuptimet dhe barrierat etnike.


Ballafaqimi me të tashmen
Seti i veprimeve nën objektivën specifik “Ballafaqimi me të tashmen” synon të sigurojë përfshirje aktive të komunitetit thelbësor (gra, të rinj) dhe grupeve profesionale (gazetarë) në përpjekje për të adresuar keqkuptimet aktuale etnike dominuese dhe nxitëse të konflikteve.
Kjo do të arrihet përmes përpjekjeve strukturore në etiketimin / adresimin e stereotipeve etnike, promovimin e diversitetit kulturor si dhe promovimin e diskursit publik afirmues dhe të ndjeshëm në aspektin etnik (përmes përfshirjes së mediave).
Kumulativisht, këto veprime do të rrisin mirëkuptimin dhe ndjeshmërinë e aktorëve të komunitetit ndaj interesave, pikëpamjeve dhe nevojave të paraqitura në grupe të tjera etnike në Kosovë, duke hequr poshtë konceptet dhe barrierat e gabuara etnike.
Organizatat partnere
Fondi për të Drejtën Humanitare
Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë është themeluar në Prishtinë në Maj 1997 nga aktivistja e njohur për të drejta të njeriut Znj. Natasha Kandic, si degë e Fondit për të Drejtën Humanitare.
Artpolis
Artpolis është organizatë jo-qeveritare në Kosovë që promovon kulturën, artin dhe bashkëjetesën multi-etnike përmes dialogut social dhe përdorimit të teatrit si mjet për promovimin e diversitetit dhe ndryshimeve sociale.
AKTIV
Aktiv është themeluar në qytetin e ndarë të Mitrovicës. Që nga themelimi në 2009, Aktiv ka implementuar me sukses një varg të projekteve dhe është bërë pjesë aktive e shoqërisë civile lokale.
Documenta
Qendra për Ballafaqimin me të Kaluarën është një përpjekje për të inkurajuar procesin e ballafaqimit me të kaluarën dhe përforëcimit të së vërtetës faktike për luftën, si dhe kontribuimi i zhvendosjes së diskutimit prej nivelit të mosmarrëveshjeve mbi faktet (numri i personave të vrarë, etj.) drejt një dialogu mbi interpretimet.