REUNION – Shfaqje e filmitFilm dokumentar nga: Jon Haukeland, e prezantuar me 22 October, 2020, Mitrovica Social Club
OJQ Aktiv organizoi një shfaqje të dokumentarit Reunion, pjesëmarrësit në shfaqje ishin të rinj nga komunitetet serbe dhe shqiptare.
Steinar Bryn nga Akademia Nansen në Lillehammer, i cili është një nga pjesëmarrësit në film, iu drejtua audiencës përmes transmetimit të drejtpërdrejtë nga Norvegjia si një hyrje e filmit.
Filmi i regjisorit Jon Haukeland bazohet në dokumentarin e mëparshëm Para se bombat të bien (Before the bombs fell) të vitit 1999, i cili flet për një grup studentësh serbë dhe shqiptarë nga Kosova që u takuan pak para luftës në Kosovë. Dhjetë vite më vonë, pjesëmarrësit u takuan përsëri që për herë të parë të shikojnë filmin për veten e tyre. Nxitë një proces psikologjik si tek fituesit, ashtu edhe te humbësit e luftës. Ata që ishin viktima më parë mund të duket se kanë marrë rolin e shtypësve.
Shfaqja shërbeu si baza e një diskutimi interesant që u zhvillua pas filmit.