1-DSC_0633

Punëtoria dhe Shfaqja Forum Teatër “Rokada”

05.11.2021

Koalicioni i Kosovës për Pajtim – KCR me 29 -31 tetor, 2021 në Prizren ka organizuar punëtorinë e Forum Teatrit me të rinjtë/rejat nga komunitete të ndryshme të Kosovës. Kjo punëtori është një nga aktivitetet në kuadër të projektit 2018/404-549 “Transformimi i perceptimeve të konfliktuale përmes rritjes së angazhimit qytetar dhe të komunitetit në Kosovë”.

Punëtoria u mbajt nën mentorimin e Filip Pajiq, psikolog dhe regjisor amator i teatrit. Morën pjesë 15 të rinj (9 gra dhe 6 burra) nga komuniteti shqiptar dhe serb. Trajnimi u zhvillua me fokus në njohuritë teatrore, teknikat e teatrit dhe improvizimin.

Tema kryesore ishte bashkëpunimi i të rinjve. Si duhet të punojnë të rinjtë me njëri-tjetrin për të arritur një qëllim të përbashkët, të kuptojnë njëri-tjetrin, të thyejnë stereotipet dhe të mësojnë për dallimet si një proces pajtimi. Pjesëmarrësit/et iu përgjigjën shumë mirë trajnimit dhe angazhimi ishte në nivel të lartë

Si rezultat i trajnimit, pjesëmarrësit/et organizuan një shfaqje Forum Teatër i mbajtur më 5 nëntor në QEQ qendrën në Mitrovicën e Veriut.
Shfaqja fokusohet në stereotipet që mbizotërojnë në shoqërinë kosovare dhe se si këto stereotipa ndikojnë te të rinjtë.


Historia e katër të rinjve të cilët më parë kanë qenë në marrëdhënie të përziera, por të ndarë për shkak të dallimeve në origjinë dhe fe, ka qenë temë e shfaqjes dhe diskutimi që pasoi.

#aktiv #kcr #artpolis #hlck

Tags: No tags

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *