Organizatat partnere

Fondi për të Drejtën Humanitare

Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë është themeluar në Prishtinë në Maj 1997 nga aktivistja e njohur për të drejta të njeriut Znj. Natasha Kandic, si degë e Fondit për të Drejtën Humanitare.

Artpolis

Artpolis është organizatë jo-qeveritare në Kosovë që promovon kulturën, artin dhe bashkëjetesën multi-etnike përmes dialogut social dhe përdorimit të teatrit si mjet për promovimin e diversitetit dhe ndryshimeve sociale.

AKTIV

Aktiv është themeluar në qytetin e ndarë të Mitrovicës. Që nga themelimi në 2009, Aktiv ka implementuar me sukses një varg të projekteve dhe është bërë pjesë aktive e shoqërisë civile lokale.

Documenta

Qendra për Ballafaqimin me të Kaluarën është një përpjekje për të inkurajuar procesin e ballafaqimit me të kaluarën dhe përforëcimit të së vërtetës faktike për luftën, si dhe kontribuimi i zhvendosjes së diskutimit prej nivelit të mosmarrëveshjeve mbi faktet (numri i personave të vrarë, etj.) drejt një dialogu mbi interpretimet.