10.07.2020
Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDHK) ju fton që të merreni pjesë në konferencën online ku do të diskutohet në temën:
“Sfidat në procedimin e krimeve të luftës në Kosovë-cila është rrugëdalja?”
FDHK me datën 13 maj 2020 ka publikuar raportin vjetor për vitin 2019 mbi monitorimin e gjykimeve më të rëndësishme që lidhen me konfliktin e armatosur në Kosovë. Gjatë konferencës do të bëhet prezantimi i shkurtër i raportit dhe rekomandimeve të këtij raporti.
Konferenca do të mbahet online, përmes platformës ZOOM, me datën 14.07.2020, me fillim nga ora 10:30.
Ju lutem gjeni agjendën e konferencës të bashkëngjitur në këtë ftesë.
Ju lutem gjeni linkun për ti bashkëngjitur konferencës: https://zoom.us/j/93560389814
Me respekt,
Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë