1

Trajnimi i Programit të Forum Teatrit i bashkoi të rinjtë/rejat e komuniteteve të Kosovës me 11.02 –14.02.2022

11.02.2022 –14.02.2022

Shumë të rinj e të reja të komuniteteve të ndryshme që jetojnë në Kosovë iu përgjigjën thirrjes për trajnim, por vetëm 16 nga ata u përzgjodhën që të jenë pjesëmarrës dhe të marrin mësimet bazike të teknikave teatrale në qytetin me diversitet kulturor në Prizren.

Edukim mbi teatrin dhe të drejtat e njeriut, aktrim, lojëra relaksuese, diskutime, ushtrime fizike, improvizime, e shumë aktivitete tjera i përmbushën 4 (katër) ditët e trajnimit. Shëtitjet dhe shoqërimet në mes tyre, edhe pas trajnimeve ishin pjesë e pandashme e këtyre ditëve. Forum Teatri, si formë e veçantë e teatrit, zgjoi interesim tek pjesëmarrësit, sepse e kuptuan që kjo është mënyra më e mirë për të vetëdijesuar dhe adresuar çështje me rëndësi sociale.

“Kur të shprehem, tash personin tjetër do ta shikoj si publik, që në këtë mënyrë të kuptohem më lehtë”.

“Do te kisha ndryshua kohëzgjatjen sepse ky është një shoqërim i vogël por fillimi i një miqësie të madhe ndërmjet nesh”.

“Më ka pëlqyer toleranca dhe mirëkuptimi për njëri tjetrin, hapësira paqësore që kemi krijuar, mundësia të jesh vetvetja dhe t’i shprehësh emocionet që nuk e ke ditur që i ke me anë të personazheve të ndryshme”.

“Kam mësuar mbi të gjitha çka është forum teatri, aftësi të shumta aktrimi, se nuk është e nevojshme të flasësh për të thënë diçka”.

Këto ishin disa nga përshtypjet dhe vlerësimet nga pjesëmarrësit e trajnimit.

Ndërkaq pjesëmarrësi Fatmir Menekshe thotë: “Forum Theater Program Training’ ishte njeri prej trajnimeve qe kam aplikuar me shume kënaqësi dhe e ndoqa me shume pasion. Përpos qe mësova gjera te reja per aktrimin, teatrin e per forum teatrin, unë u shoqërova me te rinj te entuziazmuar për artin”.

Ky aktivitet mbështetet nga Bashkimi Evropian në Kosovë përmes projektit “Transformimi i perceptimeve konfliktuale përmes rritjes së angazhimit qytetar dhe të komunitetit në Kosovë” i zbatuar nga Artpolis dhe OJQ AKTIV si anëtare të Koalicionit të Kosovës për Pajtim (KCR).

SHËNIM: Ky aktivitet është zhvilluar në përputhje me “Manualin për mbrojtje nga përhapja e virusit COVID-19” të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, si dhe “Projektligji për prandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19”.

#artpolis #kcr #aktiv #eu #thbe

Tags: No tags

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *