FemArt – International Women Artist and Activist festival – 2019

64216058_2312346072168111_4383285477306793984_o

Artpolis – 10.06.2019 – 16.06.2019

English

Art and Community Center – Artpolis for seven years in a row, starting in 2013, has organized FemArt festival aiming to give space to art, solidarity, humanity, peace, freedom, entertainment, joy, empathy, and empowerment. The festival continues to be a platform for initiating and presenting ideas and creations that bring ahead feminist concepts and its development in Kosovo and the region.

FemArt brought together local, regional and international women artists of all kinds of expertise, from first-time exhibitors to experienced professionals; including women artists and activists, as well as men with feminist attitudes, creators of films, theatre performances, photographs, music, writings, together with creators and other professionals that contributed with research, discussions and exchange of information. The diverse program of the FemArt festival is not only educational but also entertaining, which has managed to gain a wide diverse audience and leave them with a complete experience. These programs of past editions were selected by a group of artists and civil society activists who have experience in various art forms that have a link between social issues and art creations.

In 2019 for the 7th time, Art and Community Center – Artpolis organized FemArt festival – International Women Artists and Activists Festival that in Pristina during 10 -16 June, 2019 (7 days). “FemArt” as every year has achieved its mission of providing a welcoming place for women artists to show their art, inspired by social themes and Human rights in the Balkans region as well as providing an entertaining and dynamic atmosphere for visitors to learn on social issues confronting women of Kosovo, and women artists in particular in the region.

The program of the festival included, but was not limited to topics such as: Human rights, Sexual and Reproductive health rights – abortion, Transitional justice and peace, LGBTQI rights, Women empowerment, Violence against women, global and regional exchange successes stories etc. 

The motto of the festival for this year was Freedom VS Shame thus encouraging women to take ownership of their lives and decision making while promoting a life free of judgment and prejudice. Women are shamed consistently for whatever reason the patriarchal views can think of, that is why with this motto we aim to raise awareness and empower all women regardless of their ethnic, social, racial backgrounds and sexual preferences.

The Festival brought together more than 200 artists and activists from local, regional and world- wide places, featuring 5 Theatre performances, 1 Dance Theatre, 1 Street Performance, 1 Meet the Poet, 1 Slam Poetry, 4 Music Concerts, 2 Exhibitions, 1 master class, 2 Conferences,  3 Panel Discussions, 1 Presentation and 4 Workshops.

All these powerful and inspiring events were conducted in 13 different areas: Hotel Grand, ODA Theatre, Innovation Center Kosovo – ICK, Menza Ramiz Sadiku, National Library of Kosovo, The National Theatre of Kosovo, Student Center, Faculty of Arts, Mother Teresa Square, The National Gallery of Kosovo,  Etno Village Kukaj, Fidan Lahu – Center and Lapidarium of Kosovo Museum. 

As every year 30 volunteers had the opportunity to be part of the festival, to help the festival in order for everything to go smoothly and in return FemArt helped them grow in cultural managerial skills, as well as on a personal level, new friendships and joyful moments. These volunteers come from different backgrounds and communities, Albanian, Serbian and Ashkali together into making social changes through art. At the end of the festival they were certified for showing extraordinary willingness, commitment, tireless effort and valuable role as volunteers.

Shqip

FemArt – Festivali Ndërkombëtar i Artisteve dhe Aktivisteve – 2019

Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis për shtatë vjet radhazi, që nga viti 2013, organizon festivalin FemArt i cili synon të jap hapsirë për të plasuar art, solidaritet, humanizëm, paqë, liri, argëtim, gëzim, empati, fuqizim. Festivali vazhdon të jetë një platformë për inicimin dhe prezantimin e ideve dhe krijimeve që sjellin përpara konceptet e feminizmit dhe zhvillimet e tyre në Kosovë si dhe avokimin e të drejtave të barabarta dhe ndërtimin e paqës në rajon.

FemArt mbledh së bashku artistë vendorë, rajonal dhe ndërkombëtar të të gjitha llojeve të ekspertizës, nga ekspozuesit për herë të parë e deri te profesionistët me përvojë. Të përfshirë kanë qenë gra artiste dhe aktiviste, por edhe burra me qëndrime feministe, që krijojnë filma, shfaqje teatrore, fotografi, muzikë, krijime letrare por edhe krijues/e dhe profesionist/e të tjerë/a që kontribuojnë me hulumtime, diskutime e shkëmbime të informatave. Programi i larmishëm i festivalit FemArt jo vetëm që është edukativ, por edhe argëtues, i cili ka arritur ta përfitojë një publik të gjërë divers e ta lëjë me një eksperiencë të kompletuar. Këto programe të edicioneve të festivalit u zgjodhën nga një grup artistësh dhe aktivistësh të shoqërisë civile, të cilët kanë përvojë në forma të ndryshme të artit dhe që kanë një lidhje midis çështjeve sociale dhe krijimeve të artit.

Në vitin 2019, për herë të shtatë Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis organizoi festivalin ndërkombëtar për artiste dhe aktiviste – FemArt në Prishtinë nga 10 – 16 qershor, 2019 (7 ditë). FemArt si çdo vjet ka arritur misionin e vet të ofrojë një vend mikpritës për gratë artiste për të treguar artin e tyre, të frymëzuar nga temat sociale dhe të drejtat e njeriut në rajonin e Ballkanit, si dhe të sigurojë një atmosferë argëtuese dhe dinamike për vizitorët që të mësojnë mbi çështjet sociale me të cilat përballen gra të Kosovës dhe në veçanti gra artiste në rajon.

Programi i festivalit përfshin, por nuk është i kufizuar në temat: të drejtat e njeriut, të drejtat e shëndetit seksual dhe riprodhues, paqja dhe drejtësia tranzicionale, të drejtat LGBTQI, fuqizimi i grave dhe vajzave, shkëmbimi i përvojave të suksesshme në rajon dhe në botë, dhuna në baza gjinore e shumë të tjera. 

Moto e festivalit këtë vit ishte Me Liri Kundër Marrës duke i inkurajuar gratë të marrin pronësinë mbi jetët e tyre dhe në vendim-marrje, duke promovuar një jetë pa paragjykime e gjykime. Gratë vazhdimisht gjykohen dhe turpërohen nga shoqëria patriarkale për çfarëdo arsye. Prandaj, përmes kësaj moto ne kemi për qëllim të ngrisim vetëdijen dhe të fuqizojmë gratë pa marrë parasysh përkatësinë etnike, sociale, raciale apo preferencave seksuale.

Festivali i bashkoi 200 artiste vendase, rajonale dhe nga bota, duke prezantuar 5 performanca teatrore, 1 vallëzim teatror, 1 Performancë e rrugës, 1 takim me poeten, 1 Përballje poetike, 4 Koncerte muzikore, 2 Ekspozita, 1 Master Klasë, 2 Konferenca,  3 Panele Diskutimi, 1 Prezantim dhe 4 Punëtori.

Të gjitha këto ngjarje të fuqishme dhe frymëzuese u zhvilluan në më shumë se 13 lokacione të Prishtinës: Hotel Grand, Teatri ODA, Innovation Center Kosovo – ICK, Menza Ramiz Sadiku, Biblioteka Kombëtare e Kosovës, Teatri Kombëtar i Kosovës, Qendra e Kosovës, Fakulteti i Arteve, Sheshi Nënë Tereza, Galeria Kombëtare e Kosovës,   Etno Fshaati Kukaj, Fidan Lahu – Qendra dhe Muzeu i Kosovës.

Si çdo vjet 30 vullnetarë kishin mundësinë të jenë pjesë e festivalit, duke e ndihmuar festivalin në mënyrë që gjithçka të shkojë mirë dhe në kthim, FemArt i ndihmoi ata të rrisin aftësitë e tyre kulturore menaxheriale e po ashtu edhe në nivelin personal, të fitojnë miqësi të reja dhe të përjetojnë momente të bukura. Këta/o vullnetarë/e ishin me prejardhje dhe nga komunitete të ndryshme, shqiptare, serbe dhe ashkali, së bashku për të bërë ndryshime sociale përmes artit. Në fund të festivalit ata u certifikuan për shfaqjen e gatishmërisë, përkushtimit, përpjekjes së palodhur dhe rolit të vlefshëm si vullnetarë.

Share on facebook

Recent Articles