SSTJ2020-ALB-1

Thirrje për aplikim për shkollën mbi drejtësinë tranzicionale

Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë, në kuadër të projektit “Transformimi i perceptimeve konfliktuale përmes rritjes së përfshirjes së qytetarëve dhe komuniteteve në Kosovë” organizon Shkollën mbi Drejtësinë Tranzicionale. Ftohen të aplikojnë të gjithë të interesuar të moshës 18-25 vjeç, të cilët kanë interesim për të mësuar për Drejtësi Tranzicionale dhe të takojnë të rinjtë të tjerë. Shkolla do të mbahet mes datave 9 -13 nentor 2020.
Për t’u bërë pjesë e kësaj shkolle mund të aplikoni duke e plotësuar këtë formular. https://bit.ly/3jCvI3Q

Në këtë shkollë do të shtjellohen tema lidhur me instrumentet e ballafaqimit me të kaluarën, respektivisht me shtyllat e drejtësisë tranzicionale si: gjykimet për krime lufte, komisionet e së vërtetës, reparacionet dhe reformat institucionale.
Si aktivitete shtesë, pjesëmarrësit. do të njihen më afër me punën e FDH Kosovë, Qendrën e Dokumentimit – Kosovë dhe do të kenë mundësi t’i shkëmbejnë mendimet me ekspertë ndërkombëtarë dhe rajonal të drejtësisë tranzicionale.

Data e fundit për aplikim: 18 Tetor 2020
Të gjitha shpenzimet në lidhje me Shkollën i bartë organizatori.
Përkthimi simulant në gjuhën shqipe dhe serbe do të jetë i siguruar.

107993255_2315121385464124_5613802706381803523_n

Konferenca online “Sfidat në procedimin e krimeve të luftës në Kosovë-cila është rrugëdalja?”

14.07.2020

Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë në kuadër të projektit “Monitorimi i gjykimeve të lidhura me konfliktin e armatosur në Kosovë dhe përfshirjes së rinisë në sektorin e drejtësisë”, me datën 14 korrik 2020 ka organizuar një konferencë online, përmes platformës ZOOM. Gjatë kësaj konference online është bërë prezantimi i raportit vjetor për vitin 2019 mbi monitorimin e gjykimeve të lidhura me konfliktin e armatosur në Kosovë i titulluar “Gjykimet për krimet e luftës-ende në fillim”. Prezantimi i raportit është bërë nga koordinatorja e projektit Anka Kurteshi Hajdari si dhe është mbajtur një panel diskutimi mbi temën “Sfidat në procedimin e krimeve të luftës në Kosovë-cila është rrugëdalja?”

Në fjalët hyrëse të kësaj konference online kanë marr pjesë ministri i Drejtësisë z. Selim Selimi; Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë z. Nicholas Abbott si dhe z. Lukasz Korecki, UD i Shefit të EUSR për sundim të ligjit dhe seksionit juridik.

Në pjesën e diskutimit në temën “Sfidat në procedimin e krimeve të luftës në Kosovë-cila është rrugëdalja?” kanë marr pjesë ekspertë të fushave të ndryshme që merren me hetimin dhe gjykimin e krimeve të luftës:

Drita Hajdari-prokurore e PSRK-së, Shefe e Departamentit për krime lufte;

Kreshnik Radoniqi-gjyqtar në Departamentin Special pranë Gjykatës së Apelit;

Dejan Vasiq-avokat i të akuzuarve serb për krimet e luftës në Kosovë;

Petko Petkov-Udhëheqës i monitoruesve për krimet ndërkombëtare pranë misionit të EULEX Kosovo; si dhe

Fadil Gashi-Drejtor i Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Rënda.

Panelistë i kanë ndarë me pjesëmarrësit tjerë sfidat me të cilat ata ballafaqohen në procedimin e lëndëve të krimeve të luftës dhe kanë ofruar propozime se si mund të tejkalohen këto pengesa me qëllim që të kemi më shumë rezultate në gjykimin e kryerësve të krimeve të luftës në Kosovë.

106361071_297246918319714_2850792573874136175_n

Radio Kfor -“ARTPOLIS” MODEL I PUNËS NË EKIP MULTIETNIK DHE SHEMBULL I NJË TË ARDHME MULTIETNIKE

29 Qeshor, 2020

“Nuk është e mjaftueshme të flasim për paqen, duhet besuar në të dhe duhet punuar për të”, kështu ka thënë, Eleanor Roosevelt, e ata që punojnë çdo moment për paqen janë edhe komuniteti i organizatës joqeveritare “Artpolis”, që funksionon që nga viti 2004, duke vënë në jetë tre shtyllat kryesore: Promovimin e Artit, Kulturës dhe Bashkëjetesën Multietnike, duke përdorur dialogun social si dhe teatrin si mjete për promovimin e diversitetit shoqëror në Kosovë. Përgjegjësja për marrëdhënie publike nga “Artpolis”, Venera Ismaili, për Radio KFOR-in shpalosi vizionin që ka organizata në fjalë: “Ne kemi si vizion që të krijojmë një shoqëri e cila është e bazuar në vlera feministe, gjithmonë përmes teatrit dhe kulturës . Pastaj duke bërë fuqizimin e grave dhe të rinjve, që këta të jenë nxitës dhe shtytës për ndryshime shoqërore në Kosovë e rajon.  Në të gjitha aktivitetet ne tentojmë dhe synojmë që të ketë një gjithë përfshirje: gra, burra, vajza, djem të komunitetit shqiptar, serb, rom, boshnjak, turk … të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë si dhe me gjithëpërfshirje nënkuptojmë edhe përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara. Gjithëpërfshirja e tyre nuk është vetëm nëpër trajnime, por edhe në punë e aktivitete të tjera ku ata përfshihen si vullnetar e rast konkret e kemi festivalin FemArt”.

I përfshirë në aktivitete multietnike që organizon në vazhdimësi “Artpolis”, është edhe  Stefan Stojanoviç që vjen nga komuniteti serb , i cili për Radio KFOR-in tregon përvojën e bashkëpunimit ndëretnik me shqiptarë e komunitete të tjera: “Unë jam pjesë e “Artpolis” për rreth 5 vite dhe kam bashkëpunuar me të gjitha komunitetet në Kosovë dhe nga të gjitha këto bashkëpunime kam përvojë të shumë të mirë dhe kujtime shumë të mira. Ne tani jemi bërë miq dhe mbajmë kontakte me njëri-tjetrin. Së bashku kemi punuar në shumë projekte, veçanërisht në ato që kanë lidhje me artin, aktrimin e muzikën. Kam bashkëpunuar në një projekt në lidhje me sektorin e IT-së me shqiptarë dhe romë, nga të cilët kam përvojën më të mirë. Mësuar nga përvoja e vjetër mund të them vetëm se të gjithë jemi njerëz dhe duhet t’i japim njëri-tjetrit një shans. Në fillim të gjithë mund të jemi skeptikë, por kur njerëzit takohen me njëri-tjetrin, ata madje bëhen miq.”
Ndërsa, Muhamet Ademi, 20 vjeçar që vjen nga komuniteti egjiptian në Kosovë, përveç eksperiencës së mirë që ka pasur me komunitetet e tjera në “Artpolis”, përmes frekuencave të Radio KFOR-it ka e edhe një mesazh: “Falë ‘Artpolis, kam bërë një shoqëri shumë të madhe jo vetëm të komunitetit tim por edhe plot komunitete të tjera si serb, shqiptar e etni të tjera . Bashkëpunimi mes të rinjve të të gjitha komuniteteve në Kosovë, është çelësi i suksesit për një të ardhme më mirë për të rinjtë në Kosovë”.

Megjithëse pandemia e shkaktuar nga ‘Covid-19’, ka ndaluar shumë aktivitete gjithandej botës “Artpolis”, nuk ka ndaluar asnjëherë me aktivitete multietnike por të njëjtat janë zhvendosur online. Ndër to janë edhe klubet teatrale nga projekti me 20 shkollat kampione të Kosovës,  nxënësit e të cilave vazhdimisht kanë sjell performanca online si dhe janë mbajtur trajnime  po ashtu online, më nxënës që vijnë nga të gjitha komunitetet në Kosovë.
Qendra “Artpolis” po vazhdon të mbetet model i punës në ekip multietnik dhe shembull i një të ardhme multietnike në Kosovë.

Kosovo report 2019 ALB SRB ENG cover-page-001

FDHK – “Gjykimet për krimet e luftës – ende në fillim”

Në kuadër të aktiviteteve të rregullta në projektin “Monitorimi i Gjykimeve të ndërlidhura me Krimet e Konfliktit në Kosovë dhe Përfshirja e Rinisë në Sektorin e Drejtësisë”, Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDHK) e publikon raportin mbi monitorimin e gjykimeve më të rëndësishme gjatë vitit paraprak 2019 me titullin “Gjykimet për krimet e luftës – ende në fillim”. 

Në raport janë përfshirë analizat e gjykimeve, të cilat vëzhguesit e FDHK i kanë përcjellë gjatë vitit 2019. Po ashtu, janë paraqitur rezultatet, të cilat i kanë realizuar institucionet e gjyqësorit në procesimin e krimeve të luftës. Në fund, janë dhënë rekomandimet për institucionet e gjyqësorit me qëllim të zotërimit sa më të suksesshëm të problemeve, me të cilat gjyqësori kosovar për momentin ballafaqohet si dhe për hir të realizimit të rezultateve sa më të mira në periudhën në vijim.   

Në këtë raport janë përfshirë 19 lëndë, në të gjitha fazat e procedurës penale. Procedura parapenale është ngritur kundër tetë (8) personave, të cilët gjatë vitit janë privuar nga liria për shkak të dyshimeve të bazuara se e kanë kryer veprën penale krim i luftës kundër popullatës civile. Nga liria janë privuar kryesisht në kalimin  kufitar me rastin e hyrjes së tyre në territorin e Kosovës. Me atë rast, iu është caktuar masa e paraburgimit dhe kundër tyre janë ngritur edhe hetimet. Në lidhje me dy (2) prej personave të cilët janë privuar nga liria, pas sigurimit të provave, hetimet janë ndërprerë dhe ata janë liruar nga paraburgimi. Në lidhje me katër (4) të tjerë të dyshuar, para fundit të vitit janë ngritur tri (3) aktakuza, derisa procedura hetimore ka vazhduar në lidhje me dy (2) persona të tjerë. 

Në lidhje me akuzat për krime të luftës në periudhën e raportimit kanë vazhduar dy (2) shqyrtime kryesore të filluara në vitet paraprake. Në raport janë bërë analizat edhe të procedurave ankimore lidhur me akuza si dhe lidhur me lëndë të caktuara, të cilat janë të ndërlidhura me lëndë të krimeve të luftës e të cilat kanë prapavijë politike ose etnike. 

Mbi këto dhe vëzhgimet e tjera, të cilat, sipas FDHK e kanë përcjellë gjyqësorin kosovar në vitin  2019, në mënyrë të hollësishme mund të njiheni në versionin online të raportit vjetor “Gjykimet për krimet e luftës – ende në fillim”.

Projekti “Monitorimi i Gjykimeve të ndërlidhura me Krimet e Konfliktit në Kosovë dhe Përfshirja e Rinisë në Sektorin e Drejtësisë” përkrahet financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar përmes Ambasadës së saj në Prishtinë dhe nga Unioni Evropian përmes projektit “Transformimi i perceptimeve të konfliktit përmes rritjes së përfshirjes qytetare dhe të komuniteteve në Kosovë”.

1

Shfaqja e të rinjve/rejave „Try“

Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet prezantoi shfaqjen e të rinjve/rejave „Try“ në u Civic Energy Center – CEC, Mitrovicë e Veriut, me 20 dhjetor, 2019.

Në ditët e sotme çështja dhe preokupimi kryesor i qytetarëve e sidomos i të rinjve/rejave është punësimi. Në këtë shfaqje në mënyrë të mrekullueshme është paraqitur ballafaqimi i tyre me probleme të ndryshme gjatë aplikimit për punësim si dhe mënyra se si trajtohen nga personat që janë në pozita kyçe.

Kandidatët/et që iu përgjigjen konkursit për punë: Gjurgjina ambicioze dhe kryelarte, Edvin i kualifikuar por jo serioz, Mia e bukur, llasticë dhe e pakualifikuar, Mirjana grua shtatzene dhe me veshtiresi financiare te gjithe keta u perballen me drejtorin jo serioz, qesharak dhe pa etikë të punës. Me humor dhe të qeshura u zhvillua kjo temë, përderisa në fund të shfaqjes u hap diskutimi me publikun dhe personazhet e shfaqjes.

Shfaqja „Try“ implementohet nga Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet në kuadër të Koalicionit të Kosovës për Pajtim dhe përkrahet nga Bashkimi Evropian në Kosovë, përmes projektit „ Transformimi i perceptimeve konfliktuale përmes rritjes së angazhimit qytetar dhe komunitar në Kosovë“.

1

Shkolla verore mbi Drejtesine Tranzicionale 2019

Shkolla Verore mbi Drejtësinë Tranzicionale, u mundësoi studentëve që të njihen më shumë me temat lidhur me instrumentet dhe ballafaqimin me të kaluarën, respektivisht me shtyllat e drejtësisë tranzicionale si: gjykimet për krime lufte, komisionet e së vërtetës, reparacionet dhe reformat institucionale.

Aktiv-1

Analiza e Trendit 2019: Qëndrimet e Komunitetit Serb në Kosovë

Sondazhi është realizuar midis 15 korrikut dhe 5 shtatorit të këtij viti nga OJQ Aktiv në bashkëpunim me RTIV Kim, dhe ka anketuar gjithsej 540 persona, 270 të anketuar që vijnë nga veriu dhe 270 nga jugu i lumit Ibër , me fokus të veçantë në Veriun e Kosovës, Graçanicën, Strpce dhe Anamoravë.

Dokumenti para jush është një studim i realizuar për të pestin vit me radhë nga OJQ AKTIV me qëllim të identifikimit të qëndrimeve dhe perceptimeve kryesore të komunitetit serb në Kosovë në lidhje me proceset kryesore shoqërore, ekonomike, politike dhe të tjera që kanë një ndikim të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë në jetën e tyre. Të dhënat e fituara ofrojnë një pasqyrë mbi efektet që proceset e tilla kanë në komunitetin serb në Kosovë, nevojat dhe prioritetet e tij dhe, si të tilla paraqesin një burim të vlefshëm të informacionit për krijimin e iniciativave dhe strategjive/politikave qytetare në të gjitha nivelet qeverisëse që synojnë plotësimin e nevojave reale të popullsisë.

Rezultatet e këtij hulumtimi mund dhe duhet të bëhen pikënisje për përpjekje të tilla, pa marrë parasysh se a janë ato nisma zhvillimore, dialog shoqëror madje dhe zgjidhje politike për disa nga problemet që për një periudhë të gjatë rëndojnë normalizimin e jetës në Kosovë.

Këtu mund ta shkarkoni dokumentin në gjuhën shqipe:Analiza-e-Trendit-2019

3. Forum future-Perceptimet

Perceptimet e ndërsjella të serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë

Sot, përkundër progresit të prekshëm të bërë në stabilizimin e marrëdhënieve etnike dhe bashkëpunimit në nivel politik, Kosova mbetet një shoqëri e ndarë me paragjykime ndëretnike të rrënjosura thellë. Kjo situatë me apo pa qëllim inkurajohet dhe të mbahet, pak a shumë, nga të gjithë akterët në komunitet, ndërsa pajtimi strukturor dhe përpjekjet për të bashkëpunuar janë të kufizuara në iniciativa qytetare apo grupe të vogla të biznesit (p.sh. ndërmarrjet). Ka shumë faktorë që kontribuojnë dhe përforcojnë konfliktet ekzistuese etnike në Kosovë. Ata dallojnë për nga intensiteti dhe ndikimi i tyre në marrëdhëniet etnike.

Ka shumë hulumtime dhe dokumente për studimin e shkaqeve të konflikteve. Megjithatë, jo shumë përpjekje janë bërë për identifikimin e paragjykimeve dhe keqkuptimeve që ngarkojnë marrëdhëniet etnike në Kosovë, e sidomos jo në angazhim për dialog publik që synon dekonstruktimin e tyre. Studimi i paraqitur në këtë dokument tenton pikërisht këtë – të tregojë stereotipet mbizotëruese etnike dhe të nisë një dialog të hapur që çon drejt të kuptuarit të tyre dhe refuzimit për krijimin e perceptimeve etnike.

Hulumtimi është kryer me 527 të anketuar nga Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zveçani, Zubin Potoku, dhe enklavat (Shtërpcë, Gjilan dhe Graçanicë) në njërën anë (gjithsej 233), dhe nga Mitrovica dhe Prishtina (gjithsej 299) në anën tjetër.

1.

Punëtori për komunikimin efektiv dhe rolin e Stereotipeve Etnike në pajtim

OJQ Aktiv zhvilloi punëtorinë nga 16 qershori me 19 qershor 2019 në Igalo, Mali i Zi me pjesëmarrjen e individëve të rinj të etnive serbe dhe shqiptare nga komuna të ndryshme të Kosovës.

Qëllimi i përgjithshëm i trajnimit ishte të promovonte të menduarit kritik për atë që janë stereotipet, paragjykimet dhe sjelljet e diskriminimit, si formohen ato nga njerëzit dhe si komunikimi pa paragjykime mund të ndikojë në negativitetet në marrëdhëniet midis komuniteteve të ndryshme, përkatësisht midis serbëve dhe shqiptarëve.

1.

Konferenca FORUM FUTURE 2019

Ballafaqimi me të kaluarën, marrëdhëniet e tanishme dhe të ardhshme në mes të shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë ishin temë e konferencës dy ditore të mbajtur në Mitrovicën e Veriut. Temat e tjera të tilla si procesi i pajtimit dhe drejtësia tranzicionale u diskutuan gjerësisht midis përfaqësuesve të shoqërisë civile, opinjonistëve dhe studentëve nga të dy komunitetet.