289889642_785280122849722_2712342239163435659_n

Shfaqja Forum Teatër “Le t’ndryshojmë!”

13.06.2022

Të rinj e të reja nga Prishtina e Fushë Kosova sollën shfaqjen forum teatër “Le t’ndryshojmë!”.

Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet në kuadër të Koalicionit të Kosovës për Pajtim, prezantoi shfaqjen në Amfiteatrin e Stacionit Hekurudhor të Fushë Kosovës, me 13 qershor 2022.

Ngjarja zhvillohet në hapësirat shkollore, ku një djalë nga komuniteti rom bullizohet nga shoqja e tij e klasës, përderisa mësimdhënësja nuk reagon.

Ajo vazhdon mësimin duke injoruar atë se çka po ndodhë në klasë. Por jo të gjithë janë racistë sepse Drini ka një shoqe që e mbron dhe e fuqizon. Edhe Dea përqeshet nga shoqëria por kjo nuk e ndalon atë të jetë në anën e drejtë dhe të luftojë për të drejtat e barabarta.

“Le t’ndryshojmë!” vjen si thirrje për të luftuar racizmin e paragjykimet. Të bashkuar për të ndryshuar botën.

Luajtën: Blerza Krasniqi, Driada Gashi, Laurant Gashi, Lorea Dauti, Resul Krasniqi.
Mentor: Ismail Kasumi

Shfaqja “Le t’ndryshojmë!” implementohet nga Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet në kuadër të Koalicionit të Kosovës për Pajtim dhe përkrahet nga Bashkimi Evropian në Kosovë, përmes projektit „ Transformimi i perceptimeve konfliktuale përmes rritjes së angazhimit qytetar dhe komunitar në Kosovë“.