cafd78eee5fc478784b6c70f4f5571c3-0001

(Pa) Fundësi & Ogledalo

Koalicioni i Kosovës për Pajtim së bashku me një grup informal të studentëve zbatuan një iniciativë që synon të adresojë mungesën e mirëkuptimit dhe të bashkëpunimit që ekziston në Kosovë. Kjo u bë duke prezantuar publikun e gjerë në secilin prej grupeve etnike me vepra kulturore të artistëve të rinj me origjinë nga komunitete të ndryshme. Ne identifikuam dy poetë të rinj në komunitetin serb dhe shqiptar të Kosovës, Dushan Zaharijeviq and Agon Rexhepi, dhe përkthyem punën e tyre të zgjedhur në gjuhën e grupeve të tjera. Publikimet u shtypën dhe u shpërndanë në të gjithë Kosovën për: biblioteka, qendra rinore, qendra kulturore, etj duke bërë të mundur që publiku i gjerë të njihet me vlerat kulturore dhe artistin e ri nga komunitete të ndryshme.