alb

Thirrje për punë praktike në Fondin për të Drejtën Humanitare Kosovë

Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDH Kosovë) i fton të gjithë studentët (të vitit të tretë dhe të katërt të studimeve) të Universitetit të Prishtinës, Fakultetit Juridik (publik dhe kolegjeve private), që të aplikojnë për punën praktike në monitorimin e gjykimeve për krimet e luftës në Kosovë. Kohëzgjatja e praktikës do të jetë prej tre (3) deri në gjashtë (6) muaj.

Gjatë periudhës së praktikës, studentë do të kenë mundësi që të marrin pjesë dhe të monitorojnë seancat për krimet e luftës në Kosovë pranë gjykatave të Kosovës, si dhe të mësojnë më shumë për proceset e drejtësisë tranzicionale për gjatë punës në FDH Kosovë.

Ky aktivitet është pjesë e një projekti të gjerë “Transforming conflicting perceptions through increased civic and community engagement in Kosovo” i implementuar nga Kosovo Coalition for Reconciliation (KCR), projekti financohet nga Zyra e Unionit Evropian në Kosovë, si dhe projektit: “Monitoring Conflict Related Crime Trials in Kosovo and the Inclusion of the Youth in the Justice” i financuar nga AmbasadaBritanike në Prishtinë.

FDH Kosovë do t’i mbulon shpenzimet e studentëve të cilët do të angazhohen në monitorimin e këtyre seancave gjyqësore.

Dokumentet e nevojshme:

CV

Letër motivuese

Çertifikata e notave

Si të aplikoj:

Studentë të interesuar duhet t’i dërgojnë dokumente e kërkuara në office@hlc-kosovo.org.

Vetëm studentë të përzgjedhur do të ftohen në intervistë.

Studentët duhet të jenë në vitin e tretë ose të katërt të studimeve bachelor në Fakultetin Juridik, megjithatë studentët në vitin e fundit të studimeve të cilët janë profilizuar në drejtimin penal dhe të drejtës ndërkombëtare do të kenë përparësi;

Studenti/ja duhet t’i ketë përfunduar provimet në të drejtën penale dhe procedurën penale;

Nota mesatare duhet të jetë mbi 7.5;

Njohja e gjuhës serbe është një përparësi;

Studentët të cilët deri më sot nuk kanë kryer ndonjë punë praktike, si dhe studentë nga komunitete të ndryshme që jetojnë në Kosovë inkurajohen që të aplikojnë.

Nëse keni ndonjë pyetje, jeni të mirëseardhur që ti drejtoheni Amer Alija përmes amer@hlc-kosovo.org.

Afati i fundit për paraqitjen e aplikacioneve është 05 nëntor 2020.