14.07.2020
Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë në kuadër të projektit “Monitorimi i gjykimeve të lidhura me konfliktin e armatosur në Kosovë dhe përfshirjes së rinisë në sektorin e drejtësisë”, me datën 14 korrik 2020 ka organizuar një konferencë online, përmes platformës ZOOM. Gjatë kësaj konference online është bërë prezantimi i raportit vjetor për vitin 2019 mbi monitorimin e gjykimeve të lidhura me konfliktin e armatosur në Kosovë i titulluar “Gjykimet për krimet e luftës-ende në fillim”. Prezantimi i raportit është bërë nga koordinatorja e projektit Anka Kurteshi Hajdari si dhe është mbajtur një panel diskutimi mbi temën “Sfidat në procedimin e krimeve të luftës në Kosovë-cila është rrugëdalja?”
Në fjalët hyrëse të kësaj konference online kanë marr pjesë ministri i Drejtësisë z. Selim Selimi; Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë z. Nicholas Abbott si dhe z. Lukasz Korecki, UD i Shefit të EUSR për sundim të ligjit dhe seksionit juridik.
Në pjesën e diskutimit në temën “Sfidat në procedimin e krimeve të luftës në Kosovë-cila është rrugëdalja?” kanë marr pjesë ekspertë të fushave të ndryshme që merren me hetimin dhe gjykimin e krimeve të luftës:
–Drita Hajdari-prokurore e PSRK-së, Shefe e Departamentit për krime lufte;
–Kreshnik Radoniqi-gjyqtar në Departamentin Special pranë Gjykatës së Apelit;
–Dejan Vasiq-avokat i të akuzuarve serb për krimet e luftës në Kosovë;
–Petko Petkov-Udhëheqës i monitoruesve për krimet ndërkombëtare pranë misionit të EULEX Kosovo; si dhe
–Fadil Gashi-Drejtor i Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Rënda.
Panelistë i kanë ndarë me pjesëmarrësit tjerë sfidat me të cilat ata ballafaqohen në procedimin e lëndëve të krimeve të luftës dhe kanë ofruar propozime se si mund të tejkalohen këto pengesa me qëllim që të kemi më shumë rezultate në gjykimin e kryerësve të krimeve të luftës në Kosovë.